Çfar është siguria kibernetike?

“Siguria kibernetike” është tërësia e mjeteve ligjore, organizative, teknike dhe edukative, me qëllim mbrojtjen e hapësirës kibernetike. 
Siguria Kibernetike është metodë praktike e mbrojtjes së sistemeve, rrjeteve dhe programeve nga sulmet digjitale.  (praktika e mbrojtjes së kompjuterëve, serverëve, pajisjeve mobile, sistemeve elektronike, rrjeteve dhe të dhënave nga sulmet keqdashëse.)

Është arti i mbrojtjes së rrjeteve, pajisjeve dhe të dhënave nga aksesi i pa autorizuar ose përdorimi kriminal si dhe, praktika e sigurimit të konfidencialitetit, integritetit dhe disponueshmërisë së informacionit. Njihet  si siguria e teknologjisë së informacionit ose siguria elektronike e informacionit.

Termi aplikohet në një shumëllojshmëri kontekstesh, nga biznesi në komunikime digjitale, elektronike, si dhe në informatikën mobile, dhe mund të ndahet në disa kategori të zakonshme.

Qëllimi i sulmeve kibernetike:

Sulmet kibernetike zakonisht kanë për qëllim aksesin, ndryshimin, ose shkatërrimin e informacionit të ndjeshëm duke vjedhur të dhënat, dëmtuar dhe ndryshuar ato me qëllimin kryesor të zhvatjes së parave ose ndërprerja e proceseve normale të biznesit duke i bërë shantazh apo për ta çuar në kolaps jetik duke i humbur besueshmërinë.

Zbatimi i masave të efektshme të cyber-sigurisë është veçanërisht sfiduese sot, sepse ka më shumë pajisje se njerëzit dhe sulmuesit po bëhen më novatorë. Në ditët e sotme pjesa më e madhe e jona lidhet me varësinë nga teknologjia.

Pyetje që  bëhet:

Sa nga të dhënat tuaja personale ruhen në kompjuterin tuaj, celular (smartphone), tablet ose në sistemin e dikujt tjetër?