Çfar është Malware?

“Malaware” është i njohur si  çdo softuer ndërhyrës i zhvilluar nga keqdashës, kriminelët kibernetikë (shpesh të quajtur haker) për të vjedhur të dhënat dhe për të dëmtuar ose shkatërruar pajisje kompjuterike, server dhe sisteme kompjuterike. 

Malware nuk është një virus! Malware është një lloj softueri i cili është krijuar me qëllim të dëmtoj kompjuter dhe përdoruesit e tij. Viruset janë një lloj specifik i malware që mund të përhapet nga një kompjuter në tjetrin.

Malware është zhvilluar si softuer i dëmshëm që pushton ose korrupton rrjetin tuaj kompjuterik. Qëllimi i malware është të shkaktojë dëme të parikuperueshme dhe të vjedhë informacion ose burime për përfitime monetare ose qëllime të dukshme sabotazhi.

Tipet e malware të zakonshëm përfshijnë viruse të tipit trojan, worms, spyware, adware dhe ransomware. Sulmet e fundit të malware kanë nxjerrë të dhëna në sasi masive.

 

Si merren Malware?

Malware gjenden të shpërndarë përmes faqeve të internetit me qëllim të keq, gjithashtu  ato zakonisht shpërndahen ndërmjet postës elektronike emaileve dhe programeve kompjuterike. 

  • Nëse vizitoni një faqe interneti që është e infektuar me malware, malware mund të shkarkohet dhe instalohet automatikisht në kompjuterin tuaj pa dijeninë tuaj.
  • Malware mund të përhapet edhe përmes bashkëngjitjeve të postës elektronike. Nëse hapni një shtojcë emaili që është i infektuar me malware, malware mund të instalohet vetë në kompjuterin tuaj dhe të shkaktojë dëme.

 

Malware mund të fshihet gjithashtu në skedarë të tjerë, si skedarë imazhesh ose dokumentesh, apo edhe në skedarë në dukje të padëmshëm, si skedarët .exe.

Përdoruesit mund të instalojnë pa dashje malware kur klikojnë në një lidhje në një email phishing, ose kur shkarkojnë dhe instalojnë softuer nga një faqe interneti që nuk ka reputacion.

Malware mund të instalohet gjithashtu në një kompjuter kur përdoruesi lidh një disk USB të infektuar ose kur përdoruesi viziton një faqe interneti që është e infektuar me malware. Një mënyrë e zakonshme është përmes skedarëve të infektuar që shkarkoni nga Interneti. Malware në vetete përmban një kod programimi të ngritur me qëllim keqdashës. Kodi mund të fshihet në të gjitha llojet e skedarëve, duke përfshirë videot, fotografitë dhe softuerin. Kur hapni këta skedarë në kompjuterin tuaj, malware mund të infektojë sistemin tuaj dhe të shkaktojë dëme.

 

A marrin pajisjet mobile (celular) Malware?

Po, pajisjet celulare marrin malware. Në ditët e sotme përdorimi i celularëve është në masë nga çdo grupmoshë duke sjellë interes në sulmet keqdashëse drejt tyre.

Ka  një rritje të malware-ve që synon pajisjet mobile vitet e fundit. Disa nga mënyrat kryesore që pajisjet celulare mund të marrin malware përfshijnë shkarkimin e aplikacioneve të infektuara, hapjen e materialeve bashkëngjitur (attach) të postës elektronike të infektuara si dhe lundrimi apo hapja e faqeve të internetit të infektuara.

Ka një sërë masash që mund të merrni për të ndihmuar në mbrojtjen e pajisjes tuaj celulare nga programet keqdashëse, duke përfshirë instalimin e një aplikacioni cilësor antivirus, të jeni të kujdesshëm se cilat aplikacione shkarkoni dhe shmangni faqet e internetit me pamje të dyshimtë.

 

Si mund të heqim Malware?

Heqja e një Malware varet nga tipi i tij, në varësi të malwarit specifik që është instaluar në kompjuterin tuaj. Megjithatë metodat të zakonshme që duhet të ndiqen përfshijnë përdorimin e një programi antivirus për të skanuar kompjuterin tuaj për malware dhe më pas për të fshirë çdo malware që gjendet. (Ne ju sugjerojmë të kontaktoni një ekspert IT për këtë rast, ose të na kontaktoni)

 

Tipet e Malwar-it!

Gjenden shumë tipe malware në botën digjitale, por të kuptuarit e llojeve të ndryshëm të malwar-it është një mënyrë për të ndihmuar në mbrojtjen e të dhënave dhe pajisjeve tuaja.

Viruset:

Një virus mund të merret në forma të ndryshme zakonisht gjendet bashkëlidhur një email. Duhet të kihet parasysh edhe media të jashtme si USB të cilat mund të jenë përdorur në pajisje të tjera të cilat janë rrisk në infektimet.

 

Ransomware:

Një nga llojet më fitimprurëse dhe për këtë arsye një nga më të njohurit të malware midis kriminelëve kibernetikë. Ky malware instalohet në makinën e viktimës, kodon skedarët e tyre dhe më pas kthehet dhe kërkon një shpërblim (zakonisht në Bitcoin) për t’ia kthyer ato të dhëna përdoruesit.

 

Scareware

Kriminelët kibernetikë (hakerët) përdorin forma të ndryshme për të trembur dhe për të krijuar panik duke patur për qëllim trembjen e përdoruesit dhe të mendojmë se kompjuterët ose telefonat tanë inteligjentë janë infektuar për të bindur viktimat për të blerë një aplikacion të rremë. Në një mashtrim tipik scareware, mund të shihni një mesazh alarmues gjatë shfletimit në ueb që thotë “Kujdes: Kompjuteri juaj është i infektuar!” ose “Ju keni një virus!” Kriminelët kibernetikë përdorin këto programe dhe praktika joetike reklamuese për të frikësuar përdoruesit për të blerë aplikacione mashtruese.

 

Worms:

Worms (krimbat) kanë aftësinë për të kopjuar veten nga makina në makinë, zakonisht duke shfrytëzuar një lloj dobësie sigurie në një softuer ose sistem operativ dhe nuk kërkohet ndërveprimi i përdoruesit për funksionin.

 

Spyware:

Spyware është program i instaluar në kompjuter, zakonisht pa dijeninë e përdoruesit. Ky program kap dhe transmeton informacione personale ose historikun e shfletimit në internet dhe detajet e përdoruesit. Spyware monitoron të gjitha format e komunikimit në pajisjen e synuar. Gjithashtu përdoret shpesh nga organet ligjzbatuese, agjencite qeveritare dhe organizatat e sigurisë së informacionit për të testuar dhe monitoruar komunikimet në një mjedis të ndjeshëm ose në një hetim. Por spyware është gjithashtu i disponueshëm për konsumatorët, duke lejuar blerësit të monitorojnë të “spiunojnë” mbi qëllimet e tyre. ( të gjitha abauzimet mbrohen me ligj)

 

Trojans:

Maskimi i një softueri si aplikacion të padëmshëm, duke mashtruar përdoruesit për ti shkarkuar dhe përdorur ato janë të tipit trojan. Nëse janë në gjendje të funksionojnë, ata mund të vjedhin të dhëna personale, të rrëzojnë një pajisje, të spiunojnë aktivitetet apo dhe të fillojnë një sulm dëmtimesh në pajisjet digjitale.

 

Adware:

Programet adware nxisin reklama të padëshiruara te përdoruesit dhe zakonisht shfaqin reklama vezulluese ose dritare që shfaqen kur kryeni një veprim të caktuar. Programet adware shpesh instalohen në këmbim të një shërbimi tjetër, siç është e drejta për të përdorur një program pa paguar për të.

 

Malware pa skedarë:

Filelessmalware është një lloj softueri me qëllim të keq që përdor programe legjitime për të infektuar një kompjuter. Sulmet e regjistrit të softuerit pa skedarë nuk lënë asnjë skedar malware për të skanuar dhe asnjë proces me qëllim të keq për t’u zbuluar. Nuk mbështetet në skedarë dhe nuk lë gjurmë, duke e bërë të vështirë zbulimin dhe heqjen e tij.